Telegrafi

Prezantuesja e famshme e Puerto Ricos, Joseline Hernandez, shkëlqen në kreacionin e Blerina Rugovës

Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/Instagram

Stilistët shqiptarë gjithnjë e më shumë po korrin sukses jashtë vendit me kreacionet e tyre.

Së fundmi, kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova ka dizajnuar një fustan për prezantuesen e famshme televizive në Puerto Rico, Joseline Hernandez.

Prezantuesja e cila është e ndjekur nga mbi 3.4 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, ka publikuar fotografi me kostumin e kaltër transparent të stiluar nga kreatorja shqiptare.

Ajo e ka falënderuar stilisten Kllokoqi-Rugova për kreacionin, i cili është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj.

Ndërkohë, edhe vet Blerina në faqen e saj ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të Joseline me kreacionin e saj.

Komentet e shumta nga ndjekësit kanë lënë të kuptohet që veshja është pritur shumë mirë nga adhuruesit e modës. /Telegrafi/