Nuk janë tashmë të rralla rastet kur personalitete të huaja, përzgjedhin stilistët shqiptarë për dizajnimin e veshjeve të tyre.
I tillë është rasti i prezantueses së famshme amerikane, Joseline Hernandez, e cila ia ka besuar dukjen e saj stilistes së njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova.
Në një set fotografik të publikuar në rrjetin social Instagram, Joseline ka falënderuar tej mase stilisten Kllokoqi-Rugova, ndërsa ka pozuar me kreacionet e saj.
“Veshje të bukura, të mrekullueshme, që ishin veçanërisht të hartuara me dorë për ne !! Shume faleminderit Blerina”, ka shkruar prezantuesja e njohur në mbishkrimin e fotografive.
Joseline Hernandez është një personalitet mjaft i njohur amerikan, teksa përveç moderatore, ajo është edhe repere dhe aktore.
Në edicionet e ardhshme të programeve të saj, ajo edhe tani e tutje do të vazhdojë t’ia besojë dukjen e saj stilistes kosovare. /Telegrafi/