Telegrafi

Prezantuesja dhe futbollisti shqiptar ‘interpretojnë’ hitin e Elita 5 (Video)

Ilda Bejleri ka qenë pjesë e emisionit “E diell”, ku ishte veshur me një fustan të zi të shkurtë.

Prezantuesja e bukur pati për detyrë që të “interpretonte” së bashku me futbollistin Andi Lila.

Ata kanë lëvizur buzët dhe kanë performuar teksa në prapavijë shkonte kënga e rok-bendit tetovar “Elita 5”, “Çka më ka syri”.

Performancën e prezantueses dhe lojtarit mund ta shihni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/