Prezantuesja australiane e lajmeve është kritikuar për veshjen që e kishte përzgjedhur për të dalë para kamerave – duke veshur një bluzë që në pjesën e sipërme kishte formën e ngjashme me atë të organit gjenital të mashkullit.
Samantha Heathwood, prezantuese e lajmeve në televizionin Nine TV, ua tërhoqi vëmendjen shikuesve kur panë diçka të pazakontë në bluzën që e kishte veshur, transmeton Telegrafi.
Ata ishin të bindur se pjesa e sipërme e bluzës së 36-vjeçares kishte formën e organit gjenital të një mashkulli, dhe për këtë filluan menjëherë talljet me të në rrjetet sociale.
“A duhet të sillemi kinse jemi duke parë një raketë”, ka shkruar një komentues përbri fotografisë së publikuara të prezantueses australiane. /Telegrafi/