Site icon Telegrafi

Prezantuesja atraktive shqiptare takon Modricin, e quan fans të saj (Foto)

Një nga prezantueset më seksi shqiptare, Qëndresa Krelani, natyrisht se ka qenë pjesë e ekipit të gazetarëve që kanë përcjellë ndeshjen Kroaci – Kosovë.

Dhe, ajo nuk e ka lënë pa e shfrytëzuar mundësinë për të takuar lojtarë të njohur.

Si një adhuruese e Barcelonës, ajo nuk ka hezituar që të takojë mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric, me të cilin edhe ka realizuar një foto.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga përfaqësuesja e Kosovës

Prezantuesja seksi u shfaq pranë lojtarit kroat teksa ai i bëri me sy kamerës në momentin e fotografimit. E kjo, pa dyshim se nxiti zeshkanen nga Gjakova që të përshkruajë në mënyrë interesante këtë moment.

“Kqyr qysh ja bon me sy Barcelonës, e me sy i bohet vetëm simpatisë. Qeqa me një fans nga Real Madridi”, ka shkruar prezantuesja atraktive në foton e publikuar. /Telegrafi/

Exit mobile version