Telegrafi

Prezantuesit u frikësuan nga ‘dinozauri’ që hyri papritmas në studio (Video)

Ruth Langsford dhe Eemonn Holmes ishin duke e udhëhequr emisionin e mëngjesit në një kanal britanik, kur kërcyen nga divani, të frikësuar nga kukulla në formë dinozauri të përmasave reale.

Stafi i ‘This Morning’ e kishin mbajtur sekret tyrannosaurus rex, që është pjesë e shfaqjes për fëmijë ‘Walking with Dinosaurs’, transmeton Telegrafi.

Prezantuesi Holmes, kërkoi që regjia të lëshoi një video, kur në studio hyri ‘dinozauri’, që e bëri kolegen e tij që kërcei nga frika.

Derisa ata bashkëbisedonin me Michaela Strachan, për rolin e saj në shfaqjen me dinozaurë, kukulla bredhte nëpër studio dhe i pengonte prezantuesit, para se të thyente një vazo qelqi.

“Më ka plotësuar ditën, ishte e i mahnitshëm. Jo çdo ditë shohim një krijesë aq të lashtë në emision mëngjesi”, ka qenë një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/