Bregdetet shqiptare tashmë janë bërë destinacione tejet të frekuentuara edhe nga të huajt.
Së fundmi, prezantuesi i famshmëm amerikan, Steve Harvey, ka bërë të ditur se si destinacion të pushimeve të tij ka zgjedhur Shqipërinë.
I njëjti ka publikuar një video në Instagram, teksa thotë se ndodhet në mes Greqisë dhe Shqipërisë, madje tërë kohën flet për këtë të fundit.
“Shqipëria përgjatë oqeanit është në Greqi, si Kolumbia”, ka shkruar ai krahas kësaj videoje.
Përndryshe, Harvey është prezantues, aktor dhe producent i njohur në Amerikë. Ai ka moderuar programet si: “The Steve Harvey Morning Show”, “Steve talk show”, “Family Feud”. /Telegrafi/