Telegrafi

Prezantuesi shokon amerikanët: Do të vdisni të gjithë, bashkë me fëmijët tuaj! (Video)

Prezantuesi i Fox News, Shepard Smith siç duket i ka kaluar kufijtë gjatë një transmetimi në televizion.

Ai, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kishte paralajmëruar banorët e Floridas që të evakuohen në përgatitje për Uraganin Mathew, të enjten.

“Ai (uragani) po lëvizë 20 milje në perëndim, dhe ju dhe të gjithë që i njihni ju jeni të vdekur”, ka theksuar ai gjatë një paraqitje ku ai demonstroi rrugën e stuhisë së kategorisë. “Dhe fëmijët tuaj vdesin, gjithashtu”. /Telegrafi/