Site icon Telegrafi

Prezantuesi që pranoi të ishte “bedel i testit të përplasjes” padit korporatën – për pasojat, kërkon 3.7 milionë funte dëmshpërblim

Një prezantues i BBC që pësoi goditje pasi doli vullnetar për të qenë një “bedel” i testit të përplasjes po padit korporatën për 3.7 milion funte.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Jem Stansfield, 46 vjeç, u shfaq si pjesë e një simulimi të përplasjes në shfaqjen e tij, BBC One’s Bang Goes The Theory në vitin 2014.

Pamjet e publikuara tregojnë Stansfield, i cili ishte futur në një karrocë të dizajnuar posaçërisht, i tërhequr përpara dhe prapa.

Ai pretendon që ndikimi i goditjes i shkaktoi dëmtim të trurit, psikologjik, kishte plagë dhe marramendje.

Ndërkohë një Gjykatë e Lartë e Londrës dëgjoi se shanset e 46-vjeçarit për tu rikuperuar janë ‘të dobëta’.

Avokatët e Stansfield argumentuan gjithashtu se incidenti ndikoi në karrierën e tij si një drejtues televiziv.

Megjithatë, BBC ka kontestuar ndikimin dhe shkallën e lëndimeve të tij. Sidoqoftë, organizata ka rënë dakord të paguante dy të tretat e pretendimit të Stansfield.

Stansfield ka një diplomë në aeronautikë nga Universiteti i Bristolit dhe më parë u shfaq si një ekspert balistik në ekran. /Telegrafi/

Exit mobile version