Prezantuesi i shfaqjes së lojërave televizive Tom Kennedy ka vdekur në moshën 93 vjeçare.
Vajza e tij, Courtney dhe nipi Ben konfirmuan për Fox News se Kennedy – i lindur si James Edward Narz – vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në Oxnard, Kaliforni.
Shkaku i vdekjes së tij është akoma i panjohur në këtë kohë.
“Ai ndërroi jetë në mënyrë paqësore”, tha Ben.
Kennedy njihej më së miri si moderatori i “Name That Tune” dhe “You Don’t Say!”.
Variety raportoi se Kennedy u transferua në Los Angeles nga Louisville, Ky.
Për të ndjekur një karrierë në transmetim, dhe pasi punoi në radio, ai filloi të drejtonte shfaqje lojërash në vitet 1950. Për të shmangur konfuzionin me vëllain e tij, gjithashtu një prezantues, ai ndryshoi emrin në Tom Kennedy.
Përveç në “Name That Tune” (1974-1981) dhe “You Don’t Say” (1963-1969), ai drejtoi edhe shfaqje të tjera si: “Split Second” (1972-1975) dhe “Password Plus” (1980-1982).
Tom ishte i martuar me gruan Betty, e cila ndërroi jetë në vitin 2011. Të njëjtit kishin një vajzë së bashku, Julia, që po ashtu vdiq në vitin 2015. /Telegrafi/