Telegrafi

Prezantuesi i lajmeve në RTK, bëhet sërish baba (Foto)

Resul Sinani sërish bëhet baba.

Prezantuesi i lajmeve në televizionin publik të Kosovës, Resul Sinani është bërë baba i një vajze.

Sinani ka zbuluar se ‘princesha’ e sapoardhur në jetë është pagëzuar me emrin Azalea.

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë Sinani përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Facebook.

“Kjo është AZALEA!
Ajo sapo erdhi ne këtë bote dhe eshte motra e vogël e Lueles dhe Anuarit, të cilëve ua ka plotësuar ëndrrën për te pasur një motër.
Unë dhe Zana jemi shume te lumtur qe pas 8 vjetësh bëhemi përsëri prindër.
E falënderoj Zotin edhe për këtë dhurate te mrekullueshme qe na e beri sot dhe qe gjithçka shkoi si eshte me se miri. Poashtu falënderoj mjeket për kujdesin e tyre profesional gjate procesit te lindjes.
Zana dhe Azalea janë shume mire.
Azalea, mire se ne familjen tone.
Te duam shume Mami me Babin dhe Luela me Anuarin”, (sic) ka shkruar Sinani.

Kujtojmë se prezantuesi televiziv nga martesa me Zanën ka edhe dy fëmijë, vajzën Luela dhe djalin, Anuari. /Telegrafi/

Kjo eshte AZALEA! Ajo sapo erdhi ne kete bote dhe eshte motra e vogel e Lueles dhe Anuarit, te cileve ua ka plotesuar…

Posted by Resul Sinani on 2016-03-24