Telegrafi

Prezantuesi Kreshnik Berisha – Keka i bashkohet RTV Dukagjinit

Prezantuesi Kreshnik Berisha i cili tashmë për të gjithë njihet si Keka i është bashkuar RTV Dukagjinit.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale nga drejtuesi i “Debat Plus”, Ermal Panduri.

Të lumtur me transferimin e ri, Panduri thekson se Keka është një super ardhje në televizionin Dukagjini.

Ermal Panduri dhe Keka (Foto: Facebook)

“Keka është një super ardhje në RTV Dukagjini”, ka shkruar ai krahas njoftimit të tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga RTV Dukagjini

Në fotografi përkrah Ermalit dhe Kreshnikut shfaqen edhe prezantuesit e tjerë të njohur, Dardan Belegu dhe Edita Doli.

Keka përndryshe prej vitesh ka qenë pjesë e televizionit Klan Kosova dhe së fundmi drejtoi emisionin e kuzhinës “Pasion e Profesion”.

Përveç kalimit në RTV Dukagjini, akoma nuk është bërë e ditur se cili është projekti i tij i ri. /Telegrafi/