Site icon Telegrafi

Prezantuesi i Fox News ndërpret transmetimin e drejtpërdrejtë, për ta shpëtuar gruan që kishte ngecur brenda veturës për shkak të përmbytjeve

Një prezantues i motit i televizionit amerikan Fox ndërpreu raportimin e tij të drejtpërdrejtë për uraganin Helene, për të shpëtuar një grua që kishte mbetur e bllokuar brenda veturës së saj që ishte mbushur me ujë nga përmbytjet.

Meteorologu i Fox Weather, Bob Van Dielln u filmuar duke e bartur në shpinë gruan që po bërtiste për ndihmë, pasi kishte ngecur me veturë në ujë në Peachtree Creek të Atlanta, Georgia, transmeton Telegrafi.

Ai dëgjohet duke tentuar ta qetësojë shoferen e kapluar nga paniku dhe më pas ndërpret raportimin direkt, duke thënë se “do të shkoj të shoh nëse mund ta ndihmojë paksa këtë grua”.

Pasi rikthehet me të duke e bartur në shpinë, ai i drejtohet sërish kamerës – duke ia bërë me dije kolegëve në studio se është rikthyer.

Ky veprim i tij u duartrokit nga të gjithë kolegët e tij e në veçanti nga bashkëshorti i gruas që më pas i afrohet për ta falënderuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version