Prezantuesi i njohur amerikan, Joe Rogan, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Komediani, i cili bëri polemika për sugjerimin se të rinjtë dhe të shëndetshmit nuk duhet të vaksinohen, tha se ai u sëmur pasi u kthye nga një shfaqje në Florida.
54-vjeçari tha se kishte një dhimbje koke dhe se po ndihej ‘shumë i lodhur’.
Rogan u tha 13.1 milionë ndjekësve të tij në Instagram se ishte izoluar nga familja dhe kishte bërë një test për coronavirus, i cili rezultoi pozitiv.
Nuk dihet nëse ylli amerikan është vaksinuar.
Pasi u përball me një reagim të ashpër për komentet e tij të vaksinës, ai më vonë sqaroi: “Unë nuk jam një person kundër vaksinës”.
Ai tha se ishte trajtuar me një sërë ilaçesh, duke përfshirë antitrupat monoklonalë.
Komiku kishte qenë në turne me shfaqjen e tij Joe Rogan. I njëjti ishte planifikuar të performonte së bashku me komedianin Dave Chappelle në Nashville, Tennessee, të premten.
Emisioni i komedianit, “Joe Rogan Experience”, u ble nga Spotify në 2020, thuhet se për më shumë se 100 milionë dollarë. /Telegrafi/