Me anë të efekteve kompjuterike, një prezantues nga Britania e Madhe ka improvizuar skenën kinse mbante kokën në duar dhe njoftonte për motin.
Këtë inskenim e ka bërë që t’i bashkohet festës Halloween, teksa nuk kanë munguar as paralajmërimet komike, transmeton Telegrafi.
“Re të dendura me ngjyrë roze do ta mbulojnë Skocinë. Duhet të prisni shumë lagështi, pasi do të bie shi me gjak”, ka thënë ai mes tjerash.
Shikuesit që kanë mbetur të habitur me prezantimin, më vonë e kanë shpërndarë shumë në internet pasi është pëlqyer në masë të madhe. /Telegrafi/