New York Times ka publikuar një artikull lidhur me veshjet e prezantueseve të lajmeve në televizionin Zjarr TV në Shqipëri.
Në një video në faqen e tyre, ata kanë publikuar këto prezantuese shqiptare, për të cilat thonë se nuk kanë pasur kohë të vishen, pasi lajmet ishin të rëndësishme dhe duheshin të transmetoheshin sa më shpejtë.
Për momentin, kjo është mënyra se si ky televizion synon të tërheqë vëmendjen e shikuesve.
Prestigjiozja New York Times shkruan se nga televizioni shqiptar pretendojnë se zhveshja gjatë edicioneve të lajmeve është një mënyrë përfaqësuese e tyre, transmeton KP. Përveç një sakoje të hapur, ato nuk veshin asgjë tjetër, shkruan NYT.
Nga mediumi bëjnë të ditur se audienca e tyre është duke u rritur vazhdimisht për shkak të këtyre paraqitjeve. Akoma nuk është e qartë nëse dikush në këtë vend, është duke u kushtuar rëndësi paraqitjeve të tilla, shkruan NYT.
https://www.youtube.com/watch?v=YO-8y39c3ZA