Telegrafi

Prezantueses së motit i kërkohet të vishet ‘live’ në televizion (Video)

Shikuesit kanë kërkuar që prezantuesja të mbulohet pasi fustanin që kishte të veshur zbulonte shumë nga trupi i saj.

Derisa prezantuesja e motit, Liberte Chan po prezantonte për televizionin KTLA kur dikush nga prapaskena erdhi me një këmishë dhe ia dha asaj ta vishte.

Ajo është shprehur e hutuar, duke e pyetur nëse ajo duhej ta vishte, dhe personi nga ekipi i tha që kanë marrë disa e-maila me ankesa se fustani po zbulonte shumë nga trupi i saj, përcjellë lajmi.net.

Chan e ka veshur këmishën, duke thënë se dukej si një vajzë biblioteke, ndërsa e gjitha kjo po transmetohej ‘live’.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=fOzyFaacz_Q