Telegrafi

Prezantohet Vinicius Junior: Real Madridi është kulmi i futbollit

Talenti i madh brazilian, Vinicius Junior, është prezantuar si lojtar i Real Madridit.  

Real Madridi ka arritur para një viti marrëveshje për transferimin e talentit brazilian nga Flamengo për një shifër të raportuar prej 45 milionë eurosh.

Por, atë kohë Vinicius ishte adoleshent dhe transferimi i tij te Real Madridi ka ndodhur vetëm tani kur brazilian ka mbushur 18 vite.

Sot (e premte) sulmuesi i talentuar brazilian është prezantuar nga Florentino Perez në objektet e Santiago Bernabeu si lojtar i ri i Mbretërve.

Presidenti i Real Madridit i ka uruar mirëseardhje talentin brazilian në prezantimin e tij duke e cilësuar si njërin nga shpresat më të mëdha të Brazilit.

Në anën tjetër, brazilian ka shtuar se ka arritur kulmin e futbollit duke u bërë lojtar i Real Madridit, teksa ka shtuar se do të bëj gjithçka që të përshtatet dhe të tregoj se e ka merituar këtë mundësi.

“Kjo është mundësia më e mirë që mund të ketë një lojtar futbolli. Unë do të sakrifikoj shumë për të treguar se e meritoj këtë mundësi”.

“Jam i nderuar që kam arritur kulmin në futboll, Real Madridin, në moshën 18-vjeçare. Edhe në këtë moshë do t’i tregoj trajnerit dhe shokëve të skuadrës që jam gati të luaj”.

“E di se përshtatja nuk do të jetë e lehtë, por unë jam gati të bëj gjithçka që është e nevojshme”, ka thënë Vinicius në prezantimin e tij. /Telegrafi/