Volkswageni e ka prezantuar versionin garues të Golf GTI TCR, i cili pritet të kompletohet deri në kampionatin e veturave, Touring Car Championship, që do të mbahet gjatë këtij viti.
Golf GTI TCR do ta ketë motorin 2.0 litërsh, i cili prodhon plot 330 kuaj fuqi, do të ketë gjashtë shpejtësi, e shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 5.2 sekonda e atë maksimale thuhet e ka më shumë se 230 kilometra në orë.
Touring Car Championship do të mbahet në Abrera të Barcelonës, duke filluar nga 11 marsi.
Volkswagen Motorsport do të prodhojë vetëm 20 njësi të Golf GTI TCR, ndërsa të gjitha veturat tashmë u janë shitur skuadrave garuese.