Telegrafi

Prezantohet veprimtaria e Macher software nga Austria

Drejtori për marrëdhënie me jashtë ne OEK, Safet Gërxhaliu me ketë rast theksoi rendësinë e prezencës sa më të madhe të kompanive të njohura botërore nga lëmitë e ndryshme në Kosove dhe mundësinë e bashkëpunimit të tyre me ndërmarrjet kosovare, jo vetëm në lëmine e tregtisë por edhe në lëmitë tjera, posaçërisht në prodhim dhe bartjen e dijës.

Ai potencoi rendësin e sjelljes se eksperiencave dhe profesionalizmit nga vendet e zhvilluara të perëndimit dhe theksoi faktin se Macher software është ndër ndërmarrjet shumë të njohura në ketë lëmi, jo vetëm ne Austri por edhe me gjerë.

Duke prezantuar kompaninë, përfaqësuesi i Macher software, Diter Macher theksoi se kjo kompani merret kryesisht me ofrimin e moduleve të teknologjisë informative të cilët bëjnë të mundur efikasitetin e punës dhe kontrollin e rregulltë të gjitha rrjedhave në afarizmin e ndërmarrjeve të cilat përdorin këto module.

Prezantimi i ndërmarrjes Macher softwer në Kosovë ka për qëllim që ti kontribuoj njohjës së mundësive për shfrytëzimin e teknologjisë informative me qëllim të menaxhimit të suksesshëm të ndërmarrjeve në Kosovë. /Telegrafi/