Sot është inauguruar Ambasada e Kosovës edhe në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme (MPJ) Behgjet Pacolli kanë bërë hapjen e Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi.
Këtë lajm e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook ministri Pacolli.
“Në prerjen e shiritit prezent ishte Presidenti i Republikës së Kosovës dhe eksponentë tjerë nga qeveria e EBA. Ambasada e Republikës së Kosovës në EBA është e para në shtetet e golfit që paraqesin një fuqi shumë të madhe ekonomike”, ka shkruar ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Emiratet e Bashkuara ishte shteti i parë arab që e njohu Kosovën, shtet që mori pjesë në aksionin e post konfliktit në Kosovë, për një kohë ishte pjesë e KFOR-it. Emiratet e Bashkuara ndërtuan infrastrukturën aeroportuale në Kukës për të iu dalë në ndihmë të dëbuarve nga Kosova”.
“Emiratet e Bashkuara kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe ekonomikisht duke ndërtuar shkolla, spitale dhe duke rinovuar edhe objektet e kultit”. /Telegrafi/