Paulo Fonseca ka mbërritur sot (e hënë) në kryeqytetin italian, për të startuar aventurën e tij si trajner i Romës, teksa ka shfaqur një entuziazëm të lartë.
Trajneri i ri i Romës ka folur fjalët e para pas ardhjes së tij në kryeqytetin italian për të marr drejtimin e skuadrës së njohur nga Serie A.
“Është një sfidë e madhe dhe mendoj se me idetë e mia, do të arrijmë të bëjmë diçka të bukur. Kur Roma më ka telefonuar, nuk u mendova dy herë dhe kam dëshirë të ndërtojmë diçka speciale”, ka thënë fillimisht Fonseca.
The hard work starts now… 👊
Welcome to Rome, Paulo Fonseca! ✈️👋🐺 #ASRoma pic.twitter.com/qWtaZOrsEa
— AS Roma English (@ASRomaEN) June 24, 2019
Dita e parë e trajnerit portugez kaloi shumë shpejt, me një vizitë në ambientet sportive të klubit verdhekuq dhe një takim me zyrtarët që ishin të pranishëm, ku shkëmbyen edhe idetë e para organizative.
“Përshtypjet e para janë pozitive, pasi kam takuar presidentin dhe kam marrë një konfirmim të plotë të besimit të tij, që është mjaft i rëndësishëm”.
“Jam i bindur që nëse punojmë së bashku, mund të ndërtojmë diçka mjaft të bukur dhe speciale”.
A first look at his new surroundings for the boss! 👍
#ASRoma @PFonsecaCoach pic.twitter.com/5kiFTp8Jal— AS Roma English (@ASRomaEN) June 24, 2019
Fonseca vjen pas një eksperience mjaft pozitive në stolin e skuadrës ukrainase të Shakhtar Donetskut, ndërsa pranon se të njëjtën grintë dhe mentalitet do të kërkojë të instalojë edhe te ekipi verdhekuq.
“Dua një skuadër me kurajë, që përballet pa problem, pavarësisht nëse ka përballë një ekip të fortë apo të dobët”.
“Djemtë duhet të njohin idetë e mia dhe për këtë do të kujdesem bashkë me stafin tim”.
“Ne besojmë shumë te kualiteti dhe duam një ekip që të bëjë krenare tifozërinë”, përfundoi portugezi.