Telegrafi

Prezantohet Torres: Mezi pres të luaj në Vicente Calderon

Hiq më pak se 40 mijë shikues ishin në Vicente Calderon për të parë nga afër ish yllin e tyre, i cili shtatë vjet më parë ishte transferuar pikërisht nga Atletico tek Liverpool.

Ish sulmuesi i Chelseas e Milanit, pas u prite në mënyrë madhështore nga fansat madrilen, iu është drejtuar më shumë së 200 gazetarëve që ishin akredituar pikërisht për të përcjell prezantimin e sulmuesit spanjoll.

“Unë dua të falënderoj gjithë njerëzit që e bën të mundur kthimin tim. Simeone ishte shumë i rëndësishëm në këtë drejtim dhe shpresoj se do ta kuptojë sa më shpejt se çfarë dëshiron ai nga unë në fushë”, u ka thënë Torres gazetarëve.

“Unë mezi pres të fillojë të luajë sërish këtu. Ka ende shumë gjëra që unë dua t’i fitojë. I pash nga jashtë forcat e këtij grupi që janë kampion të Spanjës, tani edhe unë dua të përjetojë një gjë të tillë”, tha ai.

Torres pritet të debutojë pikërisht në derbin e madh kundër Real Madridit. Ai kërkon përkrahjen e tifozëve në këtë ndeshje.

“Shtatë vjet me parë lamtumira ishte e nevojshme për mua dhe klubin. Ishte zgjidhja më e vështirë e karrierës sime. Në pret një lojë e rëndësishme. Njerëzit duhet të na mbështesin në ‘Calderon’, ashtu siç ka qenë gjithmonë”, theksoi Torres. /Telegrafi/