Telegrafi

Prezantohet topi i ri i Serie A

Topi “Total 90 Tracer LC” do të përdoret në Serie A, Kupën e Italisë dhe në ndeshjet e kategorive të juniorëve, kurse një version tjetër i këtij topi pritet të përdoret në ndeshjet e Serie B.

“Ne jemi shumë krenarë që do t’i sponzorojmë topat e Serie A, me një top që garanton nivel të precizitetit të paarritur më parë. Ky produkt përmban stabilitet dhe vizibilitet”.

“Topi ‘Total 90 Tracer LC’ është rezultat i studimeve dhe zhvillimit të proceseve ku janë përfshirë ekipet më të mira dhe lojtarët më të mirë në botë”, theksoi Andrea Rossi, menaxheri i përgjithshëm i Nike Italy. /Telegrafi/