Basketbollisti amerikan luan në pozitën e krahut dhe pritet ta japë një kontribut të madh për bardh e kaltrit sezonin tjetër.
Ai është konsideruar një përforcim i madh nga drejtori gjeneral, Florian Miftari, ndërsa premtoi se do ta japë maksimumin që ta ndihmojë fituesin e Kupës së Kosovës që t’i arrijë objektivat, raporton Express.
Waller prezantohet kështu pas lituanezit, Aurimas Kieza, dhe lojtarëve vendorë si, Dardan Berisha, Blerim Mazreku dhe Alban Veseli. Bardhekaltërit janë përforcuar edhe me amerikanët Ceola Clark III dhe Hamidu Rahman, por ata ende nuk janë prezantuar zyrtarisht.
Prishtinasit, të cilët këtë sezon do të drejtohen nga trajneri turk, Ceyhun Cabadak po mundohen ta ndërtojnë një ekip kualitativ dhe kompakt, i cili do të ishte i aftë të përballet me sfidat që i presin në Ligën Ballkanike dhe në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/