Telegrafi

Prezantohet tableti ViewPad 7x

Ky tablet, që peshon 380 gram, ka një procesor nVidia dual-core, një kamera ballore e posaçme për videokonferencë dhe një në pjesën e pasme të tij, portë hyrëse për USB e HDMI, Bluetooth dhe WiFi. E veçanta e këtij tableti është se ka një ekran LED të cilësisë së lartë me prekje të shumëfishtë.

Ende nuk ka asnjë të dhënë sa i përket çmimit të këtij tableti ViewPad 7x të kompanisë ViewSonic. /Telegrafi/