Site icon Telegrafi

Prezantohet studimi rreth perceptimit të korrupsionit sipas bizneseve

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me programin “Aktiviteti për Drejtësi Komerciale” të USAID-it, kanë bërë një studim të ri rreth perceptimit të korrupsionit sipas bizneseve.

Përmes një tryeze që do të mbahet sot do të prezantohen të gjeturat e këtij studimi.

Përmes këtij studimi do të mësohet më shumë se cili është perceptimi i bizneseve për korrupsionin në Kosovë, cili është niveli i korrupsionit real, cilat janë institucionet me praninë më të madhe të korrupsionit, për çfarë arsyesh bizneset përfshihen në korrupsion, sa për qind e bizneseve të cilat ballafaqohen me korrupsion e raportojnë atë tek autoritetet përkatëse, cilat janë arsyet që dekurajojnë bizneset nga raportimi i rasteve të korrupsionit, etj.

Exit mobile version