Telegrafi

Prezantohet studimi për dhunën dhe ngacmimin seksual në Maqedoni

Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje do të prezantoj sot ”Studimi i një vargu të formave të ndryshme të dhunës seksuale në Republikën e Maqedonisë”.

Ky studim është përpiluar për të patur njohuri se sa njihet dhuna seksuale dhe ngacmimi seksual në vendin tonë, si edhe për atë se sa dhe si reagohet në rastet e dhunës dhe ngacmimit seksual.

Për realitimin e këtij studimi janë përdorur të dhëna nga institucionet, janë realizuar pyetje virtuale, intervista individuale dhe janë krijuar grupe përqëndrimi me përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve dhe organizatave qytetare./Telegrafi/