Site icon Telegrafi

Prezantohet Strategjia Kombëtare për Zhvillim në regjionin e Pejës

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për lansimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim (SKZH), nën koordinimin e Zyrës për Planifikim Strategjik të Zyrës së Kryeministrit, është organizuar takimi publik në Regjionin e Pejës, me ç’rast u prezantua Strategjia Kombëtare për Zhvillim (SKZH), më konkretisht shtylla e Parë e SKZH, ajo e Kapitalit Njerëzor.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, në këtë takim morën pjesë komuniteti i biznesit të regjionit, shoqëria civile, autoritetet lokale, si dhe institucionet arsimore të regjionit të Pejës.

Këto takime publike kanë për qëllim të bëjnë promovimin dhe rrisin informimin tek hisedarët e lartpërmendur rreth finalizimit të Strategjisë dhe masat që do të ndërmerren për implementimin e saj.

Në vazhdën e promovimit të SKZH, takimet e ardhshme që do të mbahen javën e ardhshme në të njëjtin në regjionin e Mitrovicës dhe Ferizajt, ku do të prezantohen shtylla e III-të (Konkurrueshmëria) dhe shtylla e IV-të (Infrastruktura)

Exit mobile version