Standardi Qi2 për karikim me valë është prezantuar përmes karikuesit MagSafe të ESR.
Bëhet e ditur se karikuesi ngjitet në mënyrë automatike në telefon dhe e karikon atë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
MagSafe do të ju lejojë të karikoni telefonin, tabletin ose orën tuaj pa shkaktuar rrëmujë.
Sipas standardeve të Qi2, ai shpejt e karikon pajisjen tuaj me fuqinë e plotë 15 W.
Ndryshe, në vijim ESR do të prezantojë të tjerë karikues dhe zgjidhje më inovative. /Telegrafi/