Telegrafi

Prezantohet Skoda Epiq, vetura elektrike me rreze veprimi prej rreth 400 kilometrash

Skoda ka prezantuar sot zyrtarisht modelin Epiq, “crossover-in” më të ri SUV.

Skoda Epiq është 4,1 metra i gjatë, kurse nga brendi çek thonë se do të ketë hapësirë të mjaftueshme për pesë persona dhe bagazh prej 490 litrash.

Rrezja e veprimit do të jetë prej 400 kilometra, pra nevojitet që vetëm një mbushje e baterisë që të përshkojë kilometrat e lartpërmendura, transmeton Telegrafi.

Tech-Deck Face është i rrethuar me elemente multifunksionale LED në formë të shkronjës T. Dritat e përparme përdorin teknologjinë Matrix LED.

Nga Skoda kanë bërë të ditur se Epiq do të jetë “vetura e parë serike që do të ketë një enterier modern solid me fokus në materiale praktike dhe të qëndrueshme”.

Çmimi fillestar i këtij modeli sipas informatave fillestare do të jetë rreth 25 mijë euro. /Telegrafi/