Site icon Telegrafi

Prezantohet si presidenti i Brazilit

Një intervistë e realizuar më radion shtetërore të Angolas, është transmetuar disa ditë, derisa është kuptuar tallja, ndërkohë që pasi është marrë vesh, udhëheqësit e radios shtetërore të Angolas thuhet se janë në shok.

Në intervistat e tij, tallësi ka diskutuar në lidhje me Lojërat Olimpike të vitit 2016 të cilat do të mbahen në Rio de Janeiro.

Besohet se prapa kësaj talljeje qëndron një radio braziliane, e cila ka kërkuar përmbajtje për momente komike.

Një analist i BBC ka thënë se personi në fjalë ishte paraqitur në mënyrë bindëse, duke imituar zërin dhe mënyrën e të shprehurit të presidentit të Brazilit. /Telegrafi/

Exit mobile version