Një person është arrestuar në Gjilan, i cili është prezantuar rrejshëm si përfaqësues i një organizate joqeveritare me ç’rast ka mashtruar zyrtarë nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan.
I dyshuari ka arritur që përmes mashtrimit të përvetësojë në dy raste të ndara një shumë parash prej 480 euro.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/