Javën e ardhshme, respektivisht të enjten më 8 qershor të këtij viti, prezantohet raporti i çerekut të dytë të mbikëqyrjes së punës së Entit Shtetëror për Revizion (ESHR), njofton Telegrafi Maqedoni.
Ky raport përfshinë punën e ESHR-së në periudhën janar-mars, 2017, dhe ka të bëjë me transparencën, perceptimi i subkejteve për revizion, mediat dhe opinioni publik për transparencën e ESHR-së, rezultatet nga puna e ESHR-së, si edhe lidhja juridike ndërmjet ESHR-së dhe Kuvendit të Maqedonisë.
Raporti është përgatitur në kuadër të projektit ”Forcimi i raportimit financiar dhe transparenca në Maqedoni” që realizohet nga Fondacioni për Demokraci nga Westminster, Qendra për analiza ekonomike dhe Instituti për studime komunikimi.
Aktiviteti mbështet nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup, kurse deri në mars të vitit 2018 do të përgatiten edhe katër raporte tjera./Telegrafi/