Site icon Telegrafi

Prezantohet raporti i llogaridhënies financiare dhe shpenzimeve publike

Zyra e Bashkimit Evropian dhe Qeveria e Kosovës bejnë sot prezantimin e raportit “Vlerësimi i Llogaridhënies Financiare dhe Shpenzimeve Publike për Kosovë”.

Raporti i Performancës PEFA 2015 është rezultat i procesit të vlerësimit që është bërë gjatë vitit 2015.

Ky proces po menaxhohet bashkërisht nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Qeveria e Kosovës.

Vlerësimi i vitit 2015 është bërë nga një ekip konsulentësh që janë kontraktuar përmes Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Qëllimi i këtij prezantimi është sigurimi i një analize objektive të performancës aktuale të sistemit për Menaxhimin e Financave Publike (MFP) në Kosovë.

Prezantimi i detajuar i këtij raporti dhe të gjeturave të tij do të bëhen nga ekipi vlerësues. /Telegrafi/

Exit mobile version