Banka Botërore do të prezantojë sot një raport të ri për ekonominë në Evropën Juglindore.
Raporti i rregullt ekonomik (RER) fokusohet në performancën dhe perspektivën ekonomike në vendet e Evropës Juglindore, si dhe në faktorët që ndikojnë në parashikimet për rritjen ekonomike.
Gjatë konferencës me media do të prezantohen të gjeturat për Kosovën dhe për rajonin si tërësi. /Telegrafi/