Site icon Telegrafi

Prezantohet projekti për stadiumin Kombëtar të Kosovës

Është prezantuar projekti për stadiumin e ri Kombëtar që pritet të fillojë ndërtimin së shpejti.

Në muzeun e Kosovës morën pjesë kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kryetari i FFK Agim Ademi si dhe figura të tjera nga politika e sporti.

Punimet për fillimin e stadiumit do të nisin këtë vit, ndërsa punëkryerësi do të jetë një kompani turke.

Stadiumi kombëtar do të ketë një kapacitet prej 30 mijë ulëseve dhe në ndeshjet e Kosovës do të marrë ngjyrë të kaltër.

Përreth stadiumit do të ketë parqe, hotele, restaurante, fusha ndihmëse e pishina.

Ndërkohë futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, nëpërmjet një video kanë falënderuar krerët shtetëror si dhe FFK-në për mbështetjen e madhe.

I pranishëm në këtë prezantim të projektit ishte edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica. /Telegrafi/

 

Exit mobile version