Site icon Telegrafi

Prezantohet projekti për hapjen e qendrave të punësimit për personat me nevoja të veçanta në Maqedoni

Në Maqedoni u prezantua projekti që parasheh hapjen e qendrave të punësimit për pesonat me nevoja të veçanta. Kjo qendër do të paraqet vendin ku kompanitë dhe personat me nevoja të veçanta do të mund t’i sigurojnë të gjitha informacionet dhe shërbimet për punësimet e reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ministrit të punës dhe politikës sociale, Ibrahim Ibrahimi, personat me nevoja të veçanta tashmë do të identifikohen si grup i veçantë në dokumentet e ndryshme strategjike të ministrisë që ai drejton.

Ibrahimi thotë se është parësore përmirësimi i gjendjes së tyre, i mundësive për punësimin e tyre dhe përfshirjes sociale. Agjencia e lajmeve AIM bën të ditur se qendra do të organizojë ditë informative dhe punëtori ku kompanitë do të mundet që detajisht të njihen me përfitimet dhe kushtet që duhet të jepen për përfshirje më të lehtë dhe më të suksesshme të personave me nevoja të veçanta në tregun e punës./Telegrafi/

Exit mobile version