Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të bëjë prezantimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016 dhe Programit për Pagesat Direkte 2016, të cilat sivjet sipas ministrisë përfshijnë një buxhet prej 46 milionë eurove.
Ministria e Bujqësisë përmes një komunikate për media njofton se pjesëmarrës në këtë prezantim publik do të jenë drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të shoqatave të fermerëve, si dhe palët tjera që janë të përfshira në këtë sektor. /Telegrafi/