Site icon Telegrafi

Prezantohet programi për bujqësi 2015

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të bëjë prezantimin e programit për bujqësi dhe zhvillim rural 2015 dhe programit për pagesat direkte 2015.

Këto dy programe përfshijnë një buxhet prej 43 milionë eurove që do të shpërndahen për fermerët në formë të granteve dhe pagesave direkte.

Në prezantim janë ftuar të marrin pjesë drejtorë të drejtorive bujqësore të komunave, shoqata të fermerëve, si dhe palë të tjera të përfshira në këtë sektor./

Exit mobile version