Rekomandimet e UNESCO-s janë duke u zbatuar shumë ngadalë, si dhe problemi me ndërtimet e paligjshme në rajonin e Ohrit, në mënyrë që qyteti të mos jetë në listën e zonave të rrezikuara, thonë nga iniciativa qytetare të Ohrit “SOS”. Ata reagojnë se po miratohet Plan i Menaxhimit të Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore pa u miratuar zgjidhje të duhura ligjore.
Nga ana tjetër, Ministria e Mjedisit, përsëri mbajnë qëndrimin se Plani, do të mundësojë “menaxhimin” e Ohrit në tërësi dhe krijimin e zonave që do të përcaktojnë saktësisht se çfarë lejohet dhe çfarë nuk duhet të ndërtohet. Ndërtimi në zonën A nuk lejohet ndërtimi me qëllim të ruajtjes së funksionalitetit bregdetar të liqenit, ndërsa në zonën B ngelin objektet e ndërtuara.
Drafti i planit për administrimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit u prezantua sot para qytetarëve të Ohrit dhe u dërgua në UNESCO më 20 tetor, ku pritet mendimi i tyre./Telegrafi/