Telegrafi

Prezantohet para deputetëve Projektligji për FSK-në, pas ndryshimeve kushtetuese do të ndryshohet edhe emri

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MSFK), Rrustem Berisha ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës projektligjin për FSK.

Ai këto komente i ka bërë në Kuvendin e Kosovës, ku ka thënë se procedimi i këtij projektligji është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese.

“Ky projektligj parasheh që FSK të zhvillohet me kompetenca të reja, organizim dhe funksion të ri, si mekanizëm i mbrojtjes së integritetit territorial dhe i  interesave të Kosovës, si forcë multietnike, funksionale dhe e armatosure, e që i nënshtrohet kontrollit demokratik”, ka theksuar Berisha.

Sipas tij, në momentin që krijohen kushte të favorshme vendimarrëse do të vazhdojnë t’i procedojnë ndryshimet kushtetuese që të ndryshohet emri i FSK në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK)./Telegrafi/