Site icon Telegrafi

Prezantohet oferta turistike e Maqedonisë në Panairin Turistik të Berlinit

Oferta turistike e Maqedonisë, turizmi aktiv, pikat si edhe pikat e rëndësishme natyrore dhe kulturore turistike janë duke u prezantuar në Panairin e turizmit që mbahet në Berlin nga 8 e deri më 12 mars të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Promovimin e këtij potenciali turistik e ka organizuar Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit – APMT. Gjatë kohës së Panairit do të organizohen edhe disa aktivitete ndërkaq përqëndrimi është vendosur në konferencën e radhës globale turistike të Asociacionit Pacifiko-Aziatik të turizmit që do të mbahet këtë vit në Maqedoni.

Në Berlin janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me JICA – Agjencinë japoneze të bashkëpunimit ndërkombëtar. Përndryshe në këtë panair marrin pjesë 187 shtete nga pesë kontinete të botës./Telegrafi/

Exit mobile version