Telegrafi

Prezantohet oferta turistike e Maqedonisë në Beograd

Për të tetën herë me radhë, oferta turistike e Maqedonisë u prezantua dhe promovua në Panairin ndërkombëtar të turizmit në Beograd me ç’rast janë vënë bashkëpunime të reja me operatorë turistik të jashtëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit (APMT), janë realizuar takime me partnerët afatgjatë, si edhe me operatorë të rinj turistik që dëshirojnë ta futin Maqedoninë në ofertën e tyre turistike.

Përndryshe, numri i turistëve serb në Maqedoni është rritur për 31.52%./Telegrafi/