Në panairin më të madh të teknologjisë CES 2020, është lansuar monitori i parë 360Hz. Asus dhe Nvidia, janë dy prodhuesit e parë që së bashku lansuan këtë monitor revolucionar, i cili supozohet të jetë gjashtë herë më i shpejtë se monitorët tradicional.
Monitori i ri Asus Rog Swift 360, me teknologjinë e Nvidias, ka një shkallë rekorde të rifreskimit 360Hz. Është monitori më i shpejtë i të gjitha kohërave për ‘esport’ dhe video lojëra tjera garuese. Imazhet shfaqen në panel çdo 2.8 milisekonda.
Përmes këtij monitori, Asus fillimisht ka synuar të targetojë gamerët profesionistë, edhe pse çdo kush mund ta blejë këtë vit, kur edhe del në shitje. Monitori ka një ekran 24.5 inch, me rezolucion 1080 Full HD.
Edhe pse ende nuk dihet data e saktë, ky super monitor do të del në shitje gjatë këtij viti. Ndërkohë, të gjitha produktet më të reja të Asus dhe Nvidia, bashkë me 60.000 produkte tjera teknologjike nga brendet më të njohura botërore, mund ti gjeni në dyqanin më të madh online të teknologjisë në Kosovë, Gjirafa50.
Po ashtu, transporti për të gjitha porositë që bëhen në Gjirafa50 është falas në gjithë Kosovën, ndërkohë pagesën mund ta bëni pasi ta pranoni porosinë, apo me kartelë bankare, deri në 12 këste.