Telegrafi

Prezantohet makina e 5 mijë kuajfuqive, duket sikur është gati të hyjë në prodhim (Video)

Pas një kohe të gjatë pritje, është prezantuar në Dubai Motor Show, hipermakina që lëvizë me 5,000 kuajfuqi.

Megjithëse kishte shumë dyshime se mund t’ia dalë, zyrtarët e kompania prodhuese, thonë se Devel Sixteen arrinë deri në 500 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, njohësit e makinave që e kanë parë nga afër këtë veturë 12.3-litra V16, thonë se ka ndërtim të fortë dhe strukturë që e përballon shpejtësinë.

Bazuar në pamjet nga afër, thuhet se është e gatshme të hyjë në prodhim dhe së shpejti të nxitojë nëpër rrugë.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon në detaje makinën e kompanisë Devel, teksa pas minutës së pestë mund të shihet vetëm një pjesë e enterierit. /Telegrafi/