Telegrafi

Prezantohet hulumtimi për gjendjen socio-ekonomike të gazetarëve të Maqedonisë Lindore

Në qytetin e Shtipit është prezantuar hulumtimi gazetaresk i gazetarëve Toni Mihaillov, Igor Stojanov, dhe Ivan Bojaxhiski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ky hulumtim ka të bëjë me situatën socio-ekonomike të gazetarëve në Maqedoninë Lindore. Hulumtimi është kryer nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, e deri në muajin maj të këtij viti.

Të dhënat e publikuara në broshurë janë rezultat i hulumtimit që në vete ka përfshirë metoda gazetareske dhe akademike për të ardhur te disa përfundime për gjendjen e gazetarëve në Maqedoninë lindore.

Hulumtimi është përfshirë në aspektin fianncair të gazetarëve, respektimin e vendit të tyre të punës në media, si edhe në kushtet në të cilat mediat punojnë. Një pjesë e hulumtimit ka përfshi edhe aspektin e marrëdhënieve të gazetarëve me sektorin joqeveritar./Telegrafi/