Instituti Demokratit i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, organizojnë sot tryezën “Si duhet të zgjidhet çështja e personave të pagjetur në Kosovë”.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë çështja e më shumë se 1,600 personave të pagjetur ende nuk është zgjidhur. Sfida më e madhe për institucionet dhe shoqërinë e Kosovës edhe 18 vite pas luftës, mbetet zbardhja e fatit të personave të pagjetur dhe po ashtu format e deritanishme të trajtimit të këtij problemi.
Në këtë rast do të prezantohet edhe një hulumtim parlamentar që ka analizuar nismat për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur si dhe cilat janë praktikat e vendeve të dala nga konflikti.
Tryeza do të mbahet duke filluar nga ora 10:00 në Swiss Diamond Hotel, Prishtinë.
Kjo tryezë organizohet në kuadër të projektit për përkrahje të hulumtimeve parlamentare në Kosovë, që mbështetet nga USAID. Qëllimi i këtij projekti është që përmes hulumtimeve parlamentare të rritet cilësia e ligjeve në vend. /KP/