Telegrafi

Prezantohet hulumtimi mbi përdoruesit e drogës në Maqedoni

Komisioni ndërministror për luftë kundër prodhimit të palejueshëm, tregtimit dhe keqpërdorimit të drogave prezantoi sot hulumtimin ”Vlerësimi i programeve për trajtimin dhe kujdesin ndaj personave që përdorin droga në Republikën e Maqedonisë”.

Sipas AIM-së, hulumtimi është realizuar sipas standardeve ndërkombëtare për trajtimin e çrregullimeve nga përdorimi i drogave, me mbështetje të Programit të UNODC dhe OBSH-së për trajtimin dhe kujdesin e të varurve nga droga, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në hulumtim janë përfshirë institucione shtetërore, sektori qytetar, organizata private shëndetësore dhe përdorues të programeve. Maqedonia është e para në rajon që zbaton standardet ndërkombëtare për një vlerësim të këtillë.

Maqedonia ka mungesë të kuadrove që punojnë në qendra të këtilla pasi që punëotët shëndetësorë refuzojnë të punojnë diçka të këtillë./Telegrafi/