Site icon Telegrafi

Prezantohet gjenerata e re Tiguan e Volkswagen

Është prezantuar gjenerata e tretë e Volkswagen Tiguan krejtësisht e re për vitin 2025.

Tiguan i ri ka një motor 2.0-litërsh EA888 turbocharged, prodhon 201 kuaj fuqi dhe ka një transmision automatik me tetë shpejtësi.

Përveç fuqisë shtesë, Tiguan 2025 është gjithashtu më i lehtë se modeli i gjeneratës së dytë, gjë që prodhuesi ia atribuon përdorimit të aluminit në strukturën e trupit, përcjell Telegrafi.

Modeli i ri vjen me ekranin standard info-argëtues dhe kontrollin automatik të klimës.

Siç raportohet, përmirësime ka në karikimin me valë dhe airbag.

Një ekran ballor është opsional, ndërsa ndriçimi adaptiv i përparmë është standard.

Megjithatë, VW nuk ka dhënë asnjë informacion mbi çmimin e Tiguanit të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version